Zulfaj: Kurti ka ngritur nivelin e takimeve, nuk vrapon korridoreve – Blinkeni ka pasur më shumë arsye ta takojë Vuçiqin

Prishtinë | 20 Shk 2023 | 21:26 | Nga Ekonomia Online

Jeton Zulfaj, këshilltari i kryeministrit, Albin Kurti, ka komentuar takimet e kryeministrit Albin Kurti gjatë Samitit të Sigurisë në Mynih.

Sipas tij, Kurti ka ngritur nivelin e takimeve, duke theksuar se “nga niveli ku vrapohej nëpër korridore për t’i zgjatur dorën liderëve e përfaqësuesve të ndryshëm, tashmë është në tavolina zyrtare e shtetërore dhe përfaqësim dinjitoz”.

Ai gjithashtu komentoi takimin e sekretarit të Shtetit, Antony Blinken me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, Zulfaj tha se Blinken ka pasur shumë arsye për të takuar Vuçiqin.

“Serbia sic e dini nuk i ka vendos sanksione Rusisë dhe SHBA e mbështesin fuqishëm Ukrainën në luftë kundër agresionit rus. Dhe këtë vit në konferencë ishte temë kryesore agresioni rus në Ukrainë. Mendoj që ka shumë arsye për të takuar presidentin e Serbisë, mbështetja e popullit serb për luftën e Rusisë në Ukrainë është mbi 70 për qind, ajo (Serbia) e nuk ka sanksionuar dhe sjella e Serbisë karshi kësaj beteje është shqetësuese dhe ka pasur ti thotë shumëçka (Blinken-Vuçiqit) Serbisë”, ka shtuar Zulfaj.

Zulfaj theksoi se Kurti ka pasur më së shumti takime se kryeministrat e rajonit, takime të cilat kanë qenë të nivelit të lartë.

“Mund të shikoni të gjithë takimet e kryeministrave të rajonit, për takime të nivelit të lartë, por edhe numrin dhe formën e organizmin e këtyre takimeve”, ka krahasuar takimet e Kurtit me kryeministrat e rajonit, këshilltari i tij.

Të ngjashme