Zulfaj me akuza ndaj Osmanit: Zelli për pushtet si duket është aq i madh sa edhe vërbues

Prishtinë | 06 Mar 2026 | 14:42 | Nga Ekonomia Online

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj edhe njëherë sot është marrë me dekretin për shpërndarje të Kuvendit që e nxori presidentja e Kosovës, Vjosa Osmanin e për të cilën thotë se nëse ajo do të shtyhej nga vullneti i mirë për republikën, këtë veprim ka mund ta bënte shumë më herët.

Ai përmend dhe njëhere atë se pozitën e lartë Osmani e mori falë Vetëvendosjes, e për këtë sipas vlerësimit të tij, Osmani kishte qenë dashtë që mandatin ta kryente me dinjitet dhe jo duke bërë shkelje kushtetuese.

Postimi i plotë:

Mbrëmë, disa orë para fillimit të seancës për zgjedhjen e presidentit, Presidentja Vjosa Osmani i dërgoi Kryetares së Kuvendit amendamente për ndryshimin e Kushtetutës.

Presidentja Vjosa Osmani i ka plot pesë vjet që është zgjedhur presidente dhe, nëse do të shtyhej nga vullneti i mirë për republikën, këtë veprim mund ta bënte shumë më herët, në mënyrë që sot të ishim në kohë për zgjedhjen e presidentit nga populli.

Pse nuk e bëri këtë me kohë?

Sot në konferencë paska thënë që “nuk e kam bërë për vete”. Po pse atëherë në ditët e fundit? Nëse veprimi i saj nuk ka qenë për të gjetur një zgjidhje për veten e saj në këtë kohë, por për një president të ardhshëm për vitin 2031, atëherë ky duket veprim i kotë, sepse këto procese mund t’i niste presidenti i ardhshëm qysh në fillim të mandatit të tij apo të saj. Por e vërteta është tjetër.

E vërteta është se zelli për pushtet si duket është aq i madh sa edhe vërbues dhe nuk lejon të shohësh pjesën ku amendamentet hyjnë në fuqi vetëm pas gjashtë muajsh.

I njëjti zell dhe vërbim e shtyri sot të bëjë gabimin e radhës, duke i veshur vetes një pushtet që nuk i takon.

Pas pesë vitesh që Vetëvendosje i dha rastin të shërbejë në pozitën më të lartë të shtetit, në vend që ta përfundojë mandatin me dinjitet, ajo si akt të fundit zgjodhi shkeljen e Kushtetutës dhe sulmin ndaj subjektit që e bëri presidente.

Trashëgimi e pandershme.

Të ngjashme