Zëvendëskryeministri i Kosovës, Dalibor Jevtiq, është shprehur kundër transformimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës në ushtri, gjatë vizitës së tij në Ministrinë amerikane të Mbrojtjes – Pentagon, shkruan sot Koha Ditore.
Jevtiq, i cili në Qeverinë e Kosovës udhëheq edhe Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, është takuar të mërkurën me asistentin e sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-së, Laura Cooper, me të cilën ka folur për zhvillimet në Kosovë, raporton agjencia shtetërore serbe e lajmeve, Tanjug, shkruan sot Koha Ditore .
Sipas Tanjugut, në takim me Cooperin, Jevtiq ka folur edhe për “sfidat që ndërlidhen me nisjen e punës së Gjykatës Speciale për krime të luftës”.