Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, ka mbajtur konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.
Pupovci se kanë hartuar draft kalendarin për fillimin e vitit të ri shkollor, duke shtuar se këtë vit do të përdoren tekstet alternative.
“Regjistrimi i nxënësve në shkolla të dhjeta ka përfunduar dhe afati i dytë mbyllet me 23 gusht. Qeveria ka ndarë buxhetin për tekste shkollore. Në këtë vit do të përdoren tekste alternative”.
“Poashtu do të shpallet lista e teksteve shkollore. Sa i përket testit të arritshëmrisë në Kamenicë do të mbahet me 3 gusht”.
Sa i përket vaksinimit ai tha se mësimdhënësit kanë qenë kategori prioritete dhe presin që të gjithë mësimdhënësit të vaksinohen.
Madje ai ka bërë thirre për vaksinim në mënyrë që viti i ti shkollor të mbahet në shkolla.
“Nuk ekziston ligj që e obligon dikë të vaksinohet. Ftojë mësimdhënësit të vaksinohen në mënyrë që të bëjnë të mundur fillimin e vitit të ri shkollor”.
Ai ka sqaruar se ka filluar aplikimi për studimet bachelor dhe maste dhe ka paralajmëruar lehtësime për studimet e doktoratës, raporton EO.
“… ka filluar puna për aplikimin e studentëve për semestër për bachelor dhe master. Do të ketë lehtësime edhe për studentët e doktoratës”.