Burim Ramadani, zëvendësministri i Forcave të Armatosura të Kosovës (FSK), ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në lidhje me formimin e ushtrisë së Kosovës.
Ai ka thënë se Vuçiq është duke kërcënuar rajonin mirëpo po harron që Serbia humbi katër lufta, transmeton lajmi.net.
Ramadani thotë se ushtria serbe në 30 vjetët e fundit ka humbur katër lufta e cila kishte një doktrinë të spastrimit etnik, dhunime, shkatërrim.
Shkrimi i plotë:
Vuçiq kërcënon tërë rajonin, harron që Serbia humbi katër lufta
Vuçiqi u lavdërua sot me Ushtrinë e Serbisë dhe kërcënoi tërë rajonin.
Por, një gjë duket se e ka harruar: po ajo Ushtri humbi katër lufta në 30 vjetët e fundit. Për më keq, doktrina e saj ishte gjenocid, spastrim etnik, dhunime, shkatërrim.
Në fund, u shkatërrua vet si mos më keq.
Prandaj, kërcënimet e tilla janë të papranueshme dhe duhet të shihen si tentativë për të ringjallur Millosheviqin, të cilit Vuçiq i pat thurrë lavde pak javë më parë.
Megjithatë, kërcënimi i tij se ushtria e Serbisë është më e madhja, nuk reflekton realisht me aeroplanë luftarakë rus, llojin e të cilëve Shqipëria po e shndêrron në muze.
E ardhmja e Ballkanit është në NATO, me doktrina profesionale, moderne dhe bashkëpunuese.
Kosova, jam thellësisht i bindur, do të jetë anëtarja e 31-të e NATO-s.