Zv.ministri i MPB-së: Ulja e pagave bëhet nga viti ardhshëm

Prishtinë | 01 Shk 2023 | 18:56 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, ka thënë se me ligjin e ri të pagave, pagat nuk zbriten këtë vit.

Ai tha se vitin e parë, në rastet kur parashihet të ketë ulje, pagat nuk do të zbriten në vitin 2022.

“Me këtë ligj që është miratuar në kuvend e që hyn në fuqi më 5 shkurt, nuk zbriten pagat menjëherë. Vitin e parë do ta marrin pagën e njëjtë sic e kanë marrë në vitin 2022, nuk zbritet asnjë pagë”.

“Ndërsa, në vitin e dytë është 50 për qind dallimi në mes pagës që e kanë marrë dhe atë që duhet të marrin me ligjin e ri”, është shprehur Dobra në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Tutje, ai përmendi edhe pagat e sektorit të drejtësisë, për të cilin tha se pagat janë të larta, por jo edhe rezultatet.

“Në sektorin e drejtësisë janë mjaft të larta por rezultatet mundemi që nganjëherë t’i vëmë në studime se a ka pasur rritje në momentin që janë rritur pagat. Pra, a janë rritur proporcionale edhe rezultatet si pagat”, është shprehur Dobra.

Të ngjashme