Zv/ministri i Sportit viziton Lirinë, ka një premtim për klubin prizrenas

Prishtinë | 18 Dhj 2018 | 14:17 | Nga Ekonomia Online

Të marten në mesditë, klubin e Lirisë e ka vizituar zv/ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sportit, Rexhep Mazreku me bashkëpunëtorë.

Ai, u prit nga kryetari klubit, Ilijaz Ilijazi me anëtarë të Kryesisë.

Mazreku u interesua lidhur me punimet në infrastrukturë si dhe ka folur për ligjin për sponsorizim, transmeton IndeksOnline.
Nga ana tjetër, kryetari i Lirisë, Ilijazi ka pohuar nevojën e intesifikimit dhe përmbylljen sa më me sukses të punimeve në tribuna e fushë, që do të ishte shtytje për suksese në të ardhmen dhe kushte më të mira për punë e akomodim të shikuesve.

Në emër të Lirisë, ai falenderoi për përkrahjen që ka dhënë Komuna (DKRS) bashkë me Qeverinë (MKRS) në punimet infrastrukturore rrethë ndërtimit të stadiumit.
Zëvendës minsitri ka premtuar gjithë mbështetjen e MKRS-së në këtë drejtim, duke pohuar se bashkëpunimi i ndërsjellë do të vazhdojë. Ai, pohoi se do të ketë angazhim e mbështetje nga MKRS-ja në kryerjen e punimeve në infrastrukturën e stadiumit ‘Përparim Thaçi’.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme