Zv/ministri Shkodra përuron Qendrën për Regjistrimin e Automjeteve në Hanin e Elezit

Prishtinë | 31 Dhj 2018 | 18:18 | Nga Ekonomia Online

Zv/ministri  i Punëve të Bredshme, z. Selami Shkodra dhe Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, z. Refki Suma përuruan Qendrën për Regjistrimin e Automjeteve në këtë komunë.

Me nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës dhe Komunës së Hanit të Elezit, edhe zyrtarisht banorëve të Komunës së Hanit të Elezit do të ju ofrohet edhe shërbimi në Qendrën për Regjistrim të Automjeteve dhe në Qendrën për Pajisjen me Dokumente në Komunën e Hanit të Elezit.

Me këtë qendër, banorëve të komunës ju ofrohet edhe një shërbim shumë i nevojshëm për të kompletuar gamën e shërbimeve të nevojshme për banorët.

Zv/ministri Shkodra, kryetari Suma dhe Bekim Hoxha, kryeshef i ARC-së në inaugurimin e Qendrës për Regjistrim të Automjeteve dorëzuan edhe tabelat e para të automjeteve për banorët e Komunës së Hanit të Elezit.

Të ngjashme