Zv.ministri Thaçi priti në takim atasheun Giustiniani, dakordohen për bashkëpunim Kosovë-Francë

Prishtinë | 15 Maj 2018 | 17:57 | Nga

Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi ka pritur në takim Atasheun  për bashkëpunim i ambasadës së Francës në Kosovë, Joseph Giustiniani.

Zëvendësministri Thaçi dhe  Atasheu Giustiniani kanë folur për mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Francës në fushën ekonomike dhe për mundësinë e ofrimit të ekspertizës së shtetit francez për Kosovën.

Po ashtu në takim është diskutuar për finalizimin e aktivitetit të iniciativës për tregues gjeografikë, konkretisht djathin e Sharrit dhe  rëndësia e organizimit të një forumi të përbashkët në mes Ambasadës Franceze dhe MTI-së për investime nga investitorë francezë në Kosovë.

Thaçi njoftoi Atasheun për klimën afariste të krijuar në Kosovë për investitorët e huaj duke i njoftuar për jetësimin e Ligjit për Investime Strategjike, ku përmes këtij ligji eliminohen burokracitë.

Zëvendësministri Thaçi përmendi reformat që i ka bërë ministria në të bërit biznes dhe publikimin e Raportit të Progresit, që MTI-ja ka qenë njëra nga ministrit që ka pasur rezultat më të mirë.

U dakorduan për të vazhduar bashkëpunimi në mes shtetit të Kosovës dhe Francës.

U diskutua për dy tema të rëndësishme, me theks të veçantë: 1. Finalizimi i projektit për tregues gjeografik- djathi i Sharrit, 2. Investime strategjike franceze në Kosovë- organizimi i forumit me bizneset franceze për mundësin e investimeve në Kosovë.

Të ngjashme