Zëvendësministrja e Arsimit: Dyfishohet vaksinimi i mësimdhënësve, gati për të filluar mësimi më 1 shtator
Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku-Berdyna në një konferencë për medie, tha se janë duke bërë përgatitjet që mësimi të fillojë më 1 shator në objektet shkollore, raporton Ekonomia Online.
Sipas saj, aktualisht janë 55 mijë e 94 persona nga personeli arsimorë duke sqaruar se në dy javët e fundit është dyfishuar numri i atyre që kanë marrë vaksinën.
“Na ndajnë edhe pak para fillimit të vitit të ri shkollor, ku jemi duke bërë përgatitjet që mësimi të fillojë në kohë dhe me datën 1 shtator, gjithmonë me masat dhe kontrollimin e shkollave dhe që vaksinimi të jetë në nivel”.
“Numri i personelit të vaksinuar është 55 mijë e 94 të vaksinuar. Krahasuar me dy javë më parë kemi një dyfishim të personelit arsimor që janë vaksinuar”, theksoi tutje ajo.
“Kemi bërë edhe procesin e Shpërndarjes së teksteve shkollore dhe janë kryer procedurat për përzgjedhjen e teksteve dhe bisedat me recensent janë kryer”.
Maloku-Berdyna foli edhe për mjetet e ndara për studentë për studime jashtë vendit, ku janë ndarë 1 milion euro për 1 mijë studentë, raporton EO.
“Së pari po nisi me një thirrje publike që vonë kemi shfaqur për vajzat pra një mbështetje financiare që do japim për shkollimin e vajzave dhe grave në arsimin e lartë. Totali i shumës që do ndahet është 1 milion euro dhe do jepet për 1 mijë studentë”.
“Thirrje tjetër publike ka qenë për 16 studentë që do mbështeten financiarisht me studime jashtë vendit, ku mbështetja më e madhe ka qenë për doktorantët dhe gratë”, tha Maloku-Berdyna.
“Janë ndarë edhe 200 mijë grande për qendrat burimore dhe po bëhen përgatitje për provimin e maturës”.