Zvarritet prej 4 muajsh konsolidimi i Ekzekutivit të Istogut

Prishtinë | 28 Maj 2018 | 13:16 | Nga

Zvarritet prej 4 muajsh konsolidimi i Ekzekutivit të Komunës së Istogut, mirëpo pritet që të kompletohet me emërimin e drejtorëve të ri gjatë muajit qershor.

Nga nëntë drejtoritë komunale ekzistuese, shtatë drejtohen aktualisht nga LDK-ja, si fituese e zgjedhjeve lokale në këtë komunë si edhe dy të tjerat nga partneri në koalicionin qeverisës në PDK, shkruan sot “Koha Ditore”.

Deri tashti drejtorët e ri janë emëruar në 4 drejtori komunale, dy prej tyre që drejtohen nga PDK-ja. Mujë Osmanaj (PDK) drejton Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale, Lulzim Shoshi (PDK) Drejtorinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Enver Rugova, do ta udhëheqë këtë mandat Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, kurse Hajrush Shoshi Drejtorinë e Arsimit dhe Kulturës.

Shefi i Kabinetit të kryetarit të kësaj komune, Genc Ademaj, tregon për KD-në ndryshime do të ketë në postin e drejtorit të Drejtorisë së Inspeksionit dhe në Drejtorinë e Urbanizmit, Kadastrës dhe Mbrojtjes së Mjedisit.

Kjo komunë ka në plan rritjen e drejtorive komunale nga 9, sa janë tashti, në 10.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme