Zvarritet prej 6 muajsh zbatimi i vendimit për pronat e uzurpuara

Prishtinë | 27 Tet 2018 | 11:13 | Nga Ekonomia Online

Subjektet e përfaqësuara në KK të Pejës në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të mbajtur në maj kishin shqyrtuar problemin e uzurpimeve. Kjo me theks, në shfrytëzimet joligjore të hapësirave publike në territorin e Pejës, në veçanti në zonën e qendrës së qytetit, shkruan sot Koha Ditore.

Ato bashkërisht kishin miratuar një konkluzion, më të cilin ishte kërkuar nga drejtoritë përkatëse që të merrnin masat ligjore për identifikimin e uzurpimeve në Komunën e Pejës dhe të vepronin sipas kompetencave, detyrave dhe përgjegjësive që kanë, me theks të veçantë në qendrën e qytetit.

Megjithëse kanë kaluar gati 6 muaj nga ajo seancë, siç tregojnë subjektet opozitare, deri tashti Ekzekutivi nuk ka ndërmarrë asgjë për zbatimin e atij vendimi të Kuvendit.

“Jo vetëm që qeverisja lokale nuk ndërmori ende asnjë veprim për realizimin e këtij vendimi të KK të Pejës por, përkundrazi, edhe tallen me këtë organ, që, sipas ligjit, është dhe duhet të jetë organi më i lartë dhe më përgjegjës i Komunës. Ekzekutivi nuk është duke e kuptuar fuqinë e dokumenteve që i lanë pas, e më të cilat medoemos dikur do të ballafaqohen me to para ligjit e edhe të ndërgjegjes së tyre, nëse iu mbijeton ajo”, thotë këshilltari i Alternativës, Reshat Nurboja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme