Banorët e Zveçanit, që është vendlindja e familjes së Novak Gjokoviqit, kanë reaguar të dielën pas lajmit se tentativa e yllit të tenisit për të luajtur në Australian Open, pavarësisht se ishte i pavaksinuar kundër COVID-19, kishte marrë fund.
Gjokoviq shihet si hero kombëtar dhe simbol i krenarisë kombëtare për serbët në qytetin e Zveçanit, shkaun Apnews, transmeton Klankosova.tv.
“Sa i përket Novak Gjokoviqit, ky është një turp për botën. Atë që ata i bënë Novakut, asnjë vend tjetër në botë nuk do ta bënte. Nëse ata donin të bënin diçka, duhet ta kishin kthyer menjëherë,” u shpreh, Ljubisha Radojevic, banor i Zveçanit.
“Mund të them se ky është një vendim i turpshëm, veçanërisht në mënyrën se si e bënë atë,” tha Blazo Lazic, një tjetër banorë.
Ata gjithashtu e shpallën sportistin, qytetar nderi dhe e emëruan qendrën sportive të qytetit me emrin e tij.
Lojtari i renditur numër 1 në tenisin për meshkuj, duhet të dëbohej nga Australia pasi tre gjyqtarë të Gjykatës Federale, vendosën unanimisht të afirmonin të drejtën e ministrit të imigracionit për të anuluar vizën e Gjokoviqit.
Vendimi u mor më pak se 18 orë përpara se të fillonin ndeshjet e para të “Grand Slam-it” të vitit 2022.