Zviceranët sot në referendum mbi brirët e lopës

Prishtinë | 25 Nën 2018 | 13:29 | Nga Ekonomia Online

Në Zvicër, sot po mbahet një referendum në të cilin qytetarët e atij vendi do të duhet të deklarohen nëse shteti do të duhet të alokojë mjete shtesë të stimulimit për blegtorët dhe bujqit të cilët lopëve të tyre nuk ua këpusin brirët, raporton AA.

Protagonistët e referendumit kërkojnë që përmes një amendamenti kushtetues të sigurohet një mbështetje për fermerët të cilët lopëve të tyre nuk ua këpusin brirët, një praktikë e zakonshme në ferma me të cilën synohet të parandalojnë lëndimet e lopëve gjatë të ushqyerit dhe kacafytjes mes tyre.

Qeveria zvicerane është shprehur kundër kësaj ideje, ndërsa shoqatat për mbrojtjen e kafshëve kanë pikëpamje të ndara ose neutrale mbi këtë çështje.

Referendumi u aktualizua pas paraqitjeve mediatike të bariut Armin Kapaul, i cili pretendon se ka “biseduar” me lopët të cilat i janë ankuar për prerjen brutale të brirëve të tyre.

Sondazhet e fundit flasin se rezultati do të jetë i ngushtë, dhe se është e pamundur të parashikohet se kush do të dalë si fitues i referendumit.

Bariu Capaul në fushatën e tij theksonte se brirët e lopës kanë shumë më tepër gjak dhe mbaresa nervore se sa ka bishti i qenit, “prerja e të cilit është e ndaluar”.

Promotorët e nismës për referendum thonë se në të shumtën e promovimeve të produkteve zvicerane përdoret fotografia e lopës me brirë, dhe jo të atyre me brirë të prerë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme