Ekonomia Online
FUNDIT

Zvicra aprovon vaksinën Moderna

Zvicra aprovon vaksinën Moderna

Autoriteti kompetent në Zvicër miratoi sot vaksinën kundër virusit korona të kompanisë amerikane Moderna. “Pasi shqyrtoi të gjitha të dhënat e paraqitura mbi sigurinë, efikasitetin dhe cilësinë e vaksinës, Swissmedic sot miratoi përkohësisht përdorimin e vaksinës Moderna në Zvicër”, thuhet në deklaratën zyrtare, raporton Reuters. Swissmedic më parë kishte dhënë ‘dritën jeshile’ për aplikimin e […]

Autoriteti kompetent në Zvicër miratoi sot vaksinën kundër virusit korona të kompanisë amerikane Moderna.

“Pasi shqyrtoi të gjitha të dhënat e paraqitura mbi sigurinë, efikasitetin dhe cilësinë e vaksinës, Swissmedic sot miratoi përkohësisht përdorimin e vaksinës Moderna në Zvicër”, thuhet në deklaratën zyrtare, raporton Reuters.

Swissmedic më parë kishte dhënë ‘dritën jeshile’ për aplikimin e vaksinës kundër COVID-19 të ndërmarrjes Pfizer/Biontech.

Zvicra ka regjistruar 487 mijë e 357 raste të infektuara me COVID-19.

8 mijë e 421 viktima janë shënuar në këtë shtet si pasojë e këtij virusi.   

Të ngjashme