Zvicra e mbështet KFOR-in në heqjen e barrikadave në veri

Prishtinë | 03 Jan 2023 | 17:03 | Nga Ekonomia Online

Pas njoftimit të KFOR-it se po kryen disa operacione për t’i hequr barrikadat e mbetura në veri të Kosovës, ka reaguar edhe misioni i Zvicrës në NATO.

Në reagim thuhet se “Zvicra është e përkushtuar për paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe të misionit të NATO-s”.

Kujtojmë se KFOR-i tek sot ka nisur heqjen e barrikadave tek Kërrshi i Dudës në veri të vendit, pasi ato nuk u hoqën nga bandat kriminale serbe.

Të ngjashme