Ekonomia Online
FUNDIT

Zvicra ndihmon Kosovën me 500 mijë franga në luftën kundër Coronavirusit

Zvicra ndihmon Kosovën me 500 mijë franga në luftën kundër Coronavirusit

Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim ka alokuar 500 mijë franga për të ndihmuar Kosovën në luftën kundër Coronavirusit. Sipas njoftimit për media nga ambasada e Zvicrës thuhet se ata qëndrojnë afër Kosovës në luftën Coronavirusit. “Në koordinim me donatorët e tjerë dhe UNDP në Kosovë, kjo mbështetje do të sigurojë ventilatorë për shpëtimin e […]

Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim ka alokuar 500 mijë franga për të ndihmuar Kosovën në luftën kundër Coronavirusit.

Sipas njoftimit për media nga ambasada e Zvicrës thuhet se ata qëndrojnë afër Kosovës në luftën Coronavirusit.

“Në koordinim me donatorët e tjerë dhe UNDP në Kosovë, kjo mbështetje do të sigurojë ventilatorë për shpëtimin e jetës, që pritet të arrijnë në Kosovë deri në mes të prillit. Zvicra përgëzon Qeverinë e Kosovës për masat e marra deri më tani dhe profesionistët e shëndetit dhe përgjigjet e tjera të para për përkushtimin e tyre në luftimin e COVID-19, duke mbrojtur kështu jetën dhe shëndetin e qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme