Zvicra nënshkruan marrëveshje për vaksinën potenciale ndaj Coronavirusit

Prishtinë | 07 Gus 2020 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Zvicra ka nënshkruar një marrëveshje për të siguruar qasje të hershme në vaksinën kundër COVID-19, të zhvilluar nga kompania amerikane “Moderna”, ka njoftuar qeveria zvicerane të premten.

Shteti me 8.6 milionë banorë do të marrë 4.5 milionë doza të vaksinës përmes marrëveshjes, e mjaftueshme për të vaksinuar 2.25 milionë njerëz nëse nevojiten dy doza për pacient.

Qeveria zvicerane po ashtu është duke bërë marrëveshje me të tjera kompani dhe deri tash ka ndarë 300 milionë franga për projektin.

Deri tash në Zvicër janë regjistruar 36 mijë raste me COVID-19 e 1985 të vdekur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme