Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj dhe ambasadori i Zvicrës në Kosovës, Thomas Kolly kanë nënshkruar marrëveshjen për zbatimin e projektit të Kujdesit Shëndetësor të Qasshëm (faza II) me Konfederatën Zvicerane përfaqësuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), që do të realizohet deri në dhjetor 2023, me vlerë 8.8 milionë franga zvicerane, raporton Ekonomia Online.
Zemaj, ka falënderuar ambasadorin e Zvicrës, për ndihmën që po jep për Kosovën, duke shtuar se kanë për qëllim që marrëveshja të lehtësojë dhe ndihmojë sistemin shëndetësor.
Sipas tij, ministria e Shëndetësisë do të vazhdojë të kontribuoj në krijimin e kontekstit të favorshëm për zhvillimin e një sistemi të qëndrueshëm të kujdesit shëndetësor në Kosovë, me theks të veçantë në Kujdesin Parësor Shëndetësor.
Kurse ambasadori Kolly, tha se shtetit që ai përfaqëson do të jetë krahë Kosovës në çdo hap.