E ashtuquajtura Zyre Serbe për Kosovën që udhëhiqet nga Marko Gjuriq ka theksuar se serbët e Kosovës do të marrin pjesë në formimin e Asociacionit të Komunave serbe vetëm në mënyrën e dakorduar në Bruksel.
Përmes një kumtese, kjo zyre ka shfaqur dyshime për siç thuhet sinqeritetin me të cilën “Prishtina po hyn në proces me vonesa”
Me rastin e vendimit të Prishtinës, siç thuhet në deklaratën për shtyp, formalisht dhe deri më tani, vetëm deklarativisht të hapet procesi i formimit të AKS-së Beogradi dhe serbët në Kosovë po kërkojnë zbatimin e marrëveshjeve të arritura dhe do të marrin pjesë në punën për formimin e Asociacionit vetëm në mënyrën e rënë dakord në Bruksel .
Ky reagim i Zyrës së Gjuriqit erdhi vetëm një ditë pasiqë presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaji riaktivizuan ekipin menaxherial, i cili do të bëjë draftimin e statutit për Asociacionin e Komunave Serbe.