Zyra e Kryeministrit kritikohet për keqmenaxhim të mjeteve financiare

Prishtinë | 23 Nën 2016 | 11:24 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike u shqyrtua raporti i Auditimit i Zyrës së Kryeministrit. Anëtarët e këtij komisioni kanë evidentuar disa keq planifikime dhe keq menaxhime të mjeteve financiare.

Kryetari i Komisionit Faton Topalli, vlerësoi se ZKM gjatë vitit 2015 kishte keq-planifikuar 1 milionë e 300 mijë euro, kurse sipas tij, 31 mijë euro janë keq menaxhuar për subvencione, ngase nuk ka pasur dëshmi.

“Në këtë raport ka shumë keqpërdorime të parasë e kjo nuk do të duhej të ndodhte. Ky do të duhej të ishte shembull për raportet tjera por nuk është”, tha ai.

Sekretari i përgjithshëm në Zyrën e kryeministrit, Fitim Krasniqi, theksoi se ajo çfarë ka ndodhur me subvencionet në vlerë prej 31 mijë euro ka ndodhur pa fajin e tyre, pasi që mungon një Rregullore e cila do të kishte mbikëqyrje më të madhe.

Anëtari i Komisionit, Ali Sadriu (LDK), ngriti edhe çështjen e disa parregullsive financiare në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës në vlerë prej 1 milionë e 700 mijë euro.

Ndërsa, Naim Fetahu, deputet nga radhët e PDK-së, tha se theksimi i çështjes në këtë raport është për keq-klasifikimin e kategorive.

“Shpalosja jo e plotë e pasurive e AUK-ut nuk është e saktë. Në këtë kuadër Zyra e kryeministrit ka dhënë mbi 30 mijë euro donatorëve ku nuk janë implementuar me dokumente. Rekomandimet duket se po përsëriten nga viti në vit, nga 18 rekomandimet vetëm dy janë implementuar, dy janë në proces, ndërsa 10 nuk janë raportuar”, tha ai.

Kryetari i Komisionit, Faton Topalli, ka rekomanduar që Zyra e kryeministrit t’i ofrojë kuvendit në  afat prej tre muajve se cilat janë problemet dhe çka do të duhet të ndryshojë që mos të përsëriten më probleme të tilla.

Ndërsa këshilltari i kryeministrit, Sokol Havolli, ka theksuar se afati prej tre muajve është pak i shkurtër, pasi që duhen trajtuar agjencitë e kryeministrit një nga një.

komisioni-per-mbikeqyrjen-e-financave1

Të ngjashme