Zyra e Kryeministrit ka reaguar ndaj shkrimeve në disa medie, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Kryeministri Haradinaj në asnjë rast, nuk ka përmendur mundësinë për rritjen e çmimit, për më tepër është duke u angazhuar që të ketë furnizim të rregullt me energji, pa rritje.
“Vendimet dhe puna e Qeverisë Haradinaj ka bërë që secila familje t’i kursejë afro 300 euro në sezonin dimëror”, thuhet në komunikatën për medie.
Zyra e Kryeministrit lut mediet për korrektësi në raportim.