Mbrojtja e të akuzuarve Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati kanë kërkuar nga Prokuroria e Specializuar t’ju kthehen materialet e marra nga OVL, për t’i përdorur në trajtimin e procedurave të mbetura.
Megjithatë është vet përfaqësuesi i Zyrës së Prokurorit i cili para të pranishmëve deklaroi se nuk e ka ndërmend që t’ju jep materiale mbrojtjes së të akuzuarve.
”Siç e dini zyra e prokurorit ka thënë se nuk ka ndonjë arsye pse të mos fillojë gjyqi në fillimin e pranverës së këtij viti. Pjesa më e madhe e materialeve tani më i është dhënë atyre, mbrojtja e ka ditur se për çfarë është kjo çështje. ZPS nuk ka ndërmend që t’ju jep materiale mbrojtjes”, tha përfaqësuesi i ZPS-së.
Ai thotë se mbrojtja po pret që Prokuroria t’ju japi armët në dorë për të luftuar ndaj krimeve që i kanë bërë.
Ndryshe mbrojtja e të akuzuarve kërkoi që nëse brenda periudhës deri më 19 shkurt nuk jepen materiale shtesë, nuk kanë pse të nisin procedurat e tyre.