Zyra ndihmëse lehtëson adresimin e kërkesave të qytetarëve

Prishtinë | 07 Jan 2019 | 10:36 | Nga Ekonomia Online

Funksionalizimi i Zyrës ndihmëse para gjashtë muajve në njërin prej sporteleve në ndërtesën e Administratës së Komunës, për lehtësimin e qasjes së qytetarëve dhe adresimit të kërkesave të tyre, ende nuk është bërë e ditur për të gjithë qytetarët e kësaj komune që duan t’ia paraqesin kërkesat e tyre ndonjërës prej drejtorive komunale.

Megjithatë, ajo po konsiderohet goxha e suksesshme, në kuptimin se jo të gjithë qytetarët po kanë njohuri për shkrimin e një kërkese. Besnike Bytyçi, përgjegjëse në këtë zyrë ndihmëse për qytetarë, tregon se gjatë kësaj periudhe gjashtëmujore janë pranuar 80 kërkesa nga më të ndryshmet, shkruan sot gjerësisht Koha Ditore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme