Zyrtare: Aprovohet nisja e hetimeve ndaj komisionerit të BE-së Varhelyi, dyshohet se e favorizoi Serbinë në negociata

Prishtinë | 20 Jan 2023 | 11:00 | Nga Ekonomia Online

Parlamenti Evropian edhe zyrtarisht ka aprovuar kërkesën për hetimin e brendshëm ndaj Komisionerit për Zgjerim të BE-së, Olivér Várhelyi, sukur thuhet, për favorizimin e Serbisë gjatë negociatave të zgjerimit të bllokut.

Eurodeputeti holandez që inicoi kërkesën, Thijs Reuten, është shprehur i lumtur për këtë. Ai një gjë të tillë e ka bërë të ditur në ‘Twitter’.

“Me 357 vota pro, 180 kundër dhe 95 abstenime, Parlamenti Evropian ka miratuar kërkesën e deputetit holandez, Thijs Reuten ndaj Komisionit për ta hetuar Komisionerin Várhelyi rreth rolit të tij në Ballkanin Perëndimor. Mirëpresë përfundimin e këtij hetimi”, ka deklaruar Reuten në ‘Twitter’.

Ligjvënësi holandez i qendrës së majtë të BE-së i cili ndihmoi në hartimin e raportit të parlamentit, tha se “roli i Komisionit është të mbrojë integritetin territorial të Bosnjë dhe Hercegovinës, të promovojë demokracinë në Serbi dhe të sigurojë paqen dhe stabilitetin në Mal të Zi dhe Kosovë – jo ta bëjë të kundërtën”.

Ai po hetohet nga Parlamenti Evropian për shkelje të Kodit të Sjelljes së BE-së.

Të ngjashme