Monza ka njoftuar zyrtarisht mbërritjen e Mario Balotellit dhe konfirmoi se ish-lojtari i Milanit ka nënshkruar një marrëveshje deri në qershor të vitit 2021.
Super Mario kishte qenë pa një klub që kur u largua nga Brescia, por tani ka nënshkruar një marrëveshje për pjesën tjetër të sezonit me ekipin e ish-pronarit të Rossonerëve, Silvio Berlusconit, që luan në Serie B.
“Mario Balotelli vjen për të përforcuar Monza dhe ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2021” shkroi klubi në një komunikatë.