ZYRTARE: Barcelona lanson ‘bombën’, prezanton një super-futbollist

Prishtinë | 31 Jan 2020 | 19:03 | Nga Ekonomia Online

Barcelona dhe Palmeiras kanë arritur marrëveshje për transferimin e Matheus Fernandes Siquera, i cili do t’i bashkohet klubit katalunas më 1 korrik të këtij viti.

Shuma e transferimit është shtatë milionë euro, plus tre milionë euro në formë bonusesh, shkruan Zëri.info.

Futbollisti brazilian do të nënshkruajë kontratë pesë-vjeçare me Barcelonën, derisa klauzola e tij e lirimit do të jetë 300 milionë euro.

https://www.fcbarcelona.com/en/football/first-team/news/1594980/agreement-with-palmeiras-for-the-transfer-of-matheus-fernandes

Matheus është lindur në Itaborai në Brazil.

Mesfushori e nisi karrierën në grupmoshat e reja të Botafogos, derisa me skuadrën e parë debutoi në vitin 2016.

Për dy vite, ai bëri 76 paraqitje me klubin brazilian, derisa vitin e kaluar ai u transferua te Palmeiras.

Në Palmeiras, Matheus ka bërë 11 ndeshje, ku ka shënuar një gol.

Në nivel ndërkombëtar, ai ka përfaqësuar Brazilin në grupmoshat U-17 dhe U-20.

Të ngjashme