Zyrtare: Barcelona prezanton Torres

Prishtinë | 28 Dhj 2021 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Barcelona sapo ka zyrtarizuar nënshkrimin e Ferran Torres. Ish-sulmuesi i Manchester Cityt ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare me Barcelonën.

Ende s’janë bërë të ditura shifrat e transferit, por thuhet se vlera do të shkoj deri në 65 milionë euro.

21 vjeçari Torres kishte kontratë me Barcelonën deri në vitin 2025, por që për shkak të minutazhës së vogël kishte kërkuar largimin nga skuadra.

Torres në sezonin e kaluar luajti 30 ndeshje dhe shënoi 11 gola me Cityn. Torres mund të luaj në dy krahët e sulmit dhe si qendërsulmues.

Torres pritet të debutojë me 2 janar, atëherë kur pritet debutimi edhe i Dani Alves.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme