Zyrtare: Caktohet nikoqiri për Kupën e Amerikës

Prishtinë | 31 Maj 2021 | 16:28 | Nga Ekonomia Online

Kupa e Amerikës edhe zyrtarisht do të zhvillohet në Brazil në këtë verë.

Fillimisht, Argjentina ishte vendosur të bashkëprinte me Kolumbinë, të cilët u larguan si nikoqir më 20 maj pas protestave në vend.

Konfederata e Futbollit e Amerikës së Jugut (Conmebol) tha se Argjentina është hequr për shkak të “rrethanave aktuale”.

Vendi aktualisht po përjeton një rritje në rastet e COVID-19.

Kundërshtimi ndaj turneut ishte rritur si brenda ashtu edhe jashtë qeverisë së Argjentinës, ndërsa sulmuesi uruguaian Luis Suarez u tha gazetarëve të premten se përparësia duhej dhënë “shëndetit të qenieve njerëzore”.

Dhe Conmebol aktualisht ishte “duke analizuar ofertën e vendeve të tjera” që treguan interes në pritjen e dhjetë skuadrave të Kupës së Amerikës, e cila është planifikuar të zgjasë nga 13 qershor deri në 10 korrik.

Kështu, pas një takimi të mbajtur mes kombëtareve pjesëmarrëse, është vendosur që Brazili të jetë nikoqir i garës

Brazili është aktualisht kampion në fuqi, pasi e fitoi në vitin 2019.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme