Zyrtare: Drenasi shkon në balotazh

Prishtinë | 04 Dhj 2016 | 23:10 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet preliminare nga numërimi i votave në 70 vendvotime në komunën e Drenasit.

Sipas këtyre rezultateve, 45,54 për qind e atyre që votuan të dielën votën ia kanë dhënë kandidatit të PDK-së, Ramiz Lladrovci. Por, ky rezultat nuk është i mjaftueshëm që Lladrovci të marrë postin.

Ai do të duhet të përballet, sikur pritet më 1 janar 2017, me kandidatin e Nismës për Kosovën, Isa Xhemajlaj, i cili ka marrë 26,56 për qind.

Lladrovci ka marrë 9 163 vota, kurse Xhemajlaj 5 293 sosh.

Në konferencën fundit për ditën e sotme lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Drenasit, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, njoftoi lidhur me rezultatet preleminare në bazë të të dhënave të dërguara në mënyrë elektronike nga Qendrat e Votimit të kësaj komune.

“Në këto rezultate mungojnë të dhënat nga dy Vendvotime, njëri prej tyre nuk është procesuar për shkak të mospërputhjeve, ndërsa në Vendvotimin tjetër nuk ka përfunduar ende numërimi”, shpjegoi ajo.

Rezultatet Preleminare nga 97.22% e Vendvotimeve janë si në vijim:

capture

Të ngjashme