Federata Botërore e Futbollit (FIFA) votoi që të zgjerojë numrin e ekipeve kombëtare në Kampionatin Botëror nga 32 në 48.
FIFA konfirmoi se ndryshimet do të bëhen nga viti 2026. Vendimi unanim i së martës do të rezultojë në 16 grupe me nga tre ekipe, këto pastaj do të vazhdojë në fazën eliminatore prej 32 ekipeve.
Rusia do të jetë nikoqir i Kampionatit Botëror 2018 pastaj Katari në vitin 2022. Vendi nikoqir për Kampionatin Botëror 2026 ende nuk është vendosur.