Zyrtare: Icardi kompleton përfundimisht transferimin te PSG

Prishtinë | 31 Maj 2020 | 13:30 | Nga Ekonomia Online

Paris Saint-Germain më në fund ka përfunduar nënshkrimin me Mauro Icardin nga Interi për një shifër të raportuar 58 milionë euro.

Njoftimi zyrtar tashmë ka ardhur nga klubi italian dhe ai francez për marrëveshjen për shit-blerjen e Icardit.

“FC Internazionale Milano njofton transferimin e Mauro Icardi në Paris Saint-Germain FC: sulmuesi, i lindur në 1993, është zhvendosur përgjithmonë në klubin francez”.

“Klubi falënderon lojtarin për gjashtë sezonet që kaloi me ne dhe i uron atij më të mirën në karrierën e tij të ardhshme profesionale”, thuhet në deklaratën e Interit.

Marrëveshja mes dy skuadrave thuhet se ka ardhur për një shifër prej 50 milionësh plus tetë milionë euro tjera bonuse.

“Paris Saint-Germain është i lumtur të njoftojë nënshkrimin e Mauro Icardit në një marrëveshje të përhershme, pas huazimit të sulmuesit nga Interi gjatë sezonit 2019-2020”.

“Reprezentuesi 27-vjeçar nga Argjentina, i cili gjithashtu mban një pasaportë italiane, ka nënshkruar një marrëveshje katër vjeçare me klubin kryeqytetas deri më 30 qershor 2024”, thuhet në njoftimin e PSG-së.

Ndryshe, 27-vjeçari u bashkua me Interin nga Sampdoria në verën e 2013 për 13 milionë euro dhe vazhdoi të shënojë 124 gola në 219 ndeshje për Nerazzurrët.

Të ngjashme