Tashmë zyrtare, Christian Eriksen dhe Inter kanë arritur marrëveshje që ta prishin kontratën e tyre.
Klubi e ka falënderuar futbollistin danez dhe ka zgjedhur fjalë të mrekullueshme për të.
“FC Inter njofton se ka arritur një marrëveshje për zgjidhjen konsensuale të kontratës së Christian Eriksen. Klubi dhe e gjithë familja Nerazzurri e përqafojnë lojtarin dhe i urojnë më të mirat për të ardhmen e tij.
Edhe nëse sot ndahen rrugët e Interit dhe Christianit, një lidhje e fortë dhe e pazgjidhshme do të mbetet. Momentet më të mira, golat dhe fitoret, përqafimi i tifozëve jashtë San Siros në festimin e Scudettos: gjithçka do të mbetet gjithmonë fikse në historinë e Nerazzurrëve”, thuhet në komunikatë.
Eriksen tashmë ka vendosur një pajisje të implantuar në zemër dhe nuk lejohet të luajë në Serie A.
🚨 | COMUNICATO @ChrisEriksen8 👇https://t.co/aOIocCWogp
— Inter 🏆🇮🇹 (@Inter) December 17, 2021