Zyrtare: Lista Srpska nuk merr pjesë në seancë

Prishtinë | 01 Sht 2016 | 11:40 | Nga

Lista Srpska zyrtarisht nuk do të marrë pjesë në seancën e ditës së sotme, ku do të votohet marrëveshja për demarkacionin.

Shefi i grupit parlamentar të Listës Srbska, Slavko Simiq, ka deklaruar që Lista Serbe me vendim unanim nuk do të marrë pjesë në këtë seancë, ngaqë ndihen të pasigurt.

Sipas tyre ky vendim vjen pa ndikim nga Beogradi.

Ekonomia Online ka raportuar gjatë ditës së djeshme se në seancën e 1 shtatorit që do të votohet për demarkacionin me Malin e Zi, Lista Srpska nuk do të marrë pjesë.

Kështu, do të rrezikohet edhe kuorumi për mbajtjen e seancës, pasi që duhet të jenë dy të tretat e deputetëve (81 deputetë). Mospjesëmarrja e Listës Srpska në seancë siç ka mësuar Ekonomia Online ka të bëjë me aktualitetin politik përkatësisht Asociacionin i komunave me shumicë serbe.

“Nuk do të marrim pjesë në seancën e së nesërme…”, ka thënë për Ekonomia Online njëri nga deputetët në kushte anonimiteti.

I pyetur se cilat janë kërkesat e Listës Srpska, që po e bëjnë një gjë të tillë, ai ka thënë se “aktualiteti politik dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe”.

Marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi pritet të votohet sot në Kuvendin e Kosovës. Marrëveshje ndërkombëtare mund të ratifikohet vetëm me dy të tretat e votave, derisa koalicioni PDK-LDK është deklaruar se është i sigurt se do të aprovohet. Ndërsa, sipas rregullores së Kuvendit nëse Marrëveshje refuzohet atëherë e njëjta kthehet në pikën zero dhe Qeveria duhet ta ri-negocioj sërish me Malin e Zi.

Lexo edhe:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/lista-srpska-nuk-merr-pjese-ne-seancen-e-1-shtatorit/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme