Zyrtare: Reali konfirmon të ardhmen e Toni Kroos

Prishtinë | 20 Maj 2019 | 10:42 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi nëpërmjet një njoftimi ka konfirmuar se mesfushori Toni Kroos e ka vazhduar kontratën deri në vitin 2023.

Los Blancos në faqen zyrtare kanë konfirmuar arritjen e marrëveshjes me mesfushorin gjerman, pasi u spekulua se ai mund të largohej në verë.

“Real Madrid dhe Toni Kroos janë pajtuar për ta zgjatur kontratën e lojtarit, e cila do ta mbajë atë në klub deri më 30 qershor, 2023”, thuhet në njoftimin e Real Madridit, transmeton lajmi.net.

Kontrata aktuale e Kroos skadonte në vitin 2022, por Reali kishte vendosur t’i jepte edhe 12 muaj tjerë.

29-vjeçari erdhi në Spanjë nga Bayerni në vitin 2014, duke fituar tre Ligë të Kampionëve radhazi, një titull të La Liga-së dhe tre Kupa të Botës për Klube.

Toni Kroos deri tani është paraqitur mbi 230 herë për Los Blancos.

Të ngjashme