Roma ka bërë të ditur se e ka emëruar Paulo Fonseca në pozitën e trajnerit përmes llogarisë zyrtare në rrjetin social Twitter, pasi Cluadio Ranieri u largua nga kjo pozitë.
46-vjeçari Paulo Fonseca ka pranuar t’i drejtojë verdhekuqët për dy sezonet e ardhshme, ndërsa në kontratën e tij me klubin është edhe një opsion për ta zgjatur edhe për një vit tjetër, deri në verën e vitit 2022.
Claudio Ranieri e kreu detyrën e trajnerit të Romës nga 8 marsi i këtij viti deri në fund të sezonit, mirëpo kontrata e tij ishte vetëm për sezonin 2018.19, derisa Roma ta gjente një trajner tjetër afatgjatë.