Zyrtarë të AKP-së dhurojnë gjak, apelohet të rritet numri i dhuruesve

Prishtinë | 08 Dhj 2022 | 11:17 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka organizuar aksion humanitar për dhurimin e gjakut nga zyrtarët e AKP-së, në bashkëpunim dhe për nevoja të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës (QKTGjK), raporton Ekonomia Online.

Ylli Kaloshi, zëdhënës në AKP, tha se Agjencia, si në të kaluarën, edhe kësaj radhe ka treguar gatishmërinë në mbështetje të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe qytetarëve në nevojë.

“Në bashkëpunim me transfuzionin e gjakut kemi organizuar aksionin e radhës për dhurim të gjakut. AKP-ja për çdo vjet organizon aksion për dhurim të gjakut ku i bashkëngjiten dhjetëra zyrtarë të Agjencisë”.

Ganimete Avdiu, nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut të Kosovës, tha se janë gjithmonë të gatshëm që të jenë sa më afër dhuruesve.

Ajo shtoi se çdo ditë ka nevojë në rritje për gjak, prandaj punojnë edhe vikendeve e festave.

“Çdo ditë sa vjen e rritet numri i dhuruesve. Dhurojnë institucione organizata, fshatra. Jemi në AKP dhe gjithmonë mundohemi të jemi afër dhuruesve”.

“Duke e ditur që është kërkesë e madhe për gjak edhe ne duhet të jemi gjithmonë të gatshëm. Edhe jemi në aksion kudo që i kemi. Punohet edhe gjatë vikendit e festave”.

Rrahim Jupolli, zyrtar në AKP, tha se është dhurues i rregullt i gjakut qe 25 vjet, raporton EO.

“Mendoj që është e rëndësishme. Këtë punë e bëjë qe 25 vjet dhe jam dhurues i rregullt i gjakut dhe normalisht që jemi gjithmonë pjesëmarrës”.

Edhe Beqir Krasniqi, zyrtar nga AKP, tha se dhurimi i gjakut përveç që ndihmon ata që kanë nevojë dhe ndikon mirë edhe në shëndetin e dhuruesit.

“Është e rëndësishme për shëndet dhe kujtdo që ka nevoje për gjak. E imja e dyta herë është që po dhuroj gjak. Inshalla shkon ku duhet”, u shpreh ai.

Të ngjashme