Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka shkruar se beson në fitoren e sotme të Millo Gjukanoviqit, në garën për President të Malit të Zi.
Në këtë formë, ai ka treguar pozicionin e Qeverisë së Kosovës në raport me zgjedhjet presidenciale malazeze.
Ai ka komentuar veprimet e dy kandidatëve tjerë për President që po paralajmërojnë tërheqjen e njohjes për Kosovën.
“Deklaratat e kandidateve Marko Milaçiq dhe Dobrilo Dedeiq për tërheqjen e njohjes se Kosovës tregojnë jo vetëm orientimin e tyre antieuropian por edhe mentalitetin primitiv dhe logjiken e vjetër te nënçmimit te shqiptareve”, ka shkruar ai.
“Kjo qasje e tyre antihistorike besoj qe do te merr goditjen e rradhes nga forcat me orientim proeuropian qe do të rezultojë me fitoren e Milo Gjukanoviqit”, ka shtuar Berisha.
Millo Gjukanovic, për Express, u ka premtuar shqiptarëve të Malit të Zi bashkëpunim derisa është zotuar se do të zbatojë marrëveshjen për rishikimin e kufirit me Kosovën.
Ai ka treguar nëse Podgorica do ta respektojë deklaratën Thaçi-Vujanovic për korrigjimin e gabimeve që Kryeministri Haradinaj insiston se janë bërë kur është shënuar kufiri.
Kreu i DPS’së së Malit të Zi ka folur edhe për vendimin e vitit 2008, kur vendi i tij vendosi ta njohë Kosovën, raportet me Hashim Thaçin, bisedimet Kosovë –Serbi, tentim puçin e vitit 2016 për rrëzimin e tij, të sponsorizuar nga Rusia, paralajmërimet e kundër kandidatëve të tij se do ta anulojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës, si dhe pritjet se elektorati shqiptar në Mal të Zi do ta votojë masivisht të dielën
Mali i Zi ishte pavarësuar nga Serbia falë votave të shqiptarëve dhe orientimit të tyre perëndimor.
Malazezët kanë njohur Republikën e Kosovës derisa disa herë kanë kërkuar që malazezët të bëhen kategori kushtetuese në Kosovë, kërkesë kjo që kurrë nuk është përmbushur.