Zyrtarë të VV-së komentojnë vendosjen e flamurit kombëtar nga Musliu e Kadrijaj

Prishtinë | 26 Dhj 2019 | 18:36 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha, ka falënderuar deputetet e opozitës, Ganimete Musliun e PDK-së dhe Time Kadrijajn e AAK-së, për vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar para deputetëve të Vetëvendosjes në seancën e konstituimit të Legjislaturës VII të Kuvendit të Kosovës.

Batusha ka thënë megjithatë se deputetët e VV-së kishin një flamur më të madh se ata që ua lanë Musliu e Kadrijaj.

“I falënderojmë deputetet znj. Time Kadria dhe znj. Ganimete Musliu që na sollën nga një flamur kombëtar të vogël në Kuvend kur bëmë betimin. Ndonëse ne tashmë e kishim një më të madh të tillë te rreshti i parë”, ka shkruar ai në Facebook.

Dështim këtë veprim të dy deputeteve opozitare e ka cilësuar zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka.

“PAN ka mendu qe e harrojme flamurin, por i shkoi dem. Me ‘parimet’ e veta kane menduar te mendojne VV-ne. Deshtuan keq! Flamuri gjithmone aty!” ka shkruar ai në Facebook.

Në seancën konstituive, Glauk Konjufca i VV-së u zgjodh kryetar i Kuvendit. Ai mori 75 vota pro.

Të ngjashme