Izolimi për shkak të pandemisë mund të shmanget në rast se të gjithë qytetarët ndjekin këshillat shëndetësore, si mbajtja e maskës. Zyrtarët e OBSH-së, kanë theksuar se izolimi duhet të jetë forma e fundit e përdorur, derisa ka nxitur qytetarët përmes konferencës që t’i ndjekin udhëzimet për t’i parandaluar rastet e vdekjes.
Krerët e OBSH-së kanë thënë se nëse 90 për qind e njerëzve mbajnë maskat, izolimi nuk do të ishte i nevojshëm, duke shtuar se maska nuk është e vetmja masë mbrojtëse, shkruan CNN.
“Nëse të gjithë bëjmë pjesën tonë, bllokimet janë të shmangshme”, ka thënë zyrtari Hans Kluge.
Ai bëri me dije se qindra miliona njerëz aktualisht jetojnë nën masa izoluese, që kërkojnë mbështetje ekonomike dhe një pjesë e madhe kanë humbur vendet e punës, kanë pësuar dëmtime mendore, dhunë në familje dhe abuzim me substanca.
Kluge paralajmëroi se lehtësimi i shpejt i masave ka ndikuar negativisht, pasi që më pas, kujdesi i qytetarëve është zvogëluar ndërsa rastet e infektimit janë rritur.