Zyrtarët përgjegjës për sinjalizim në KPK e KGjK s’kanë kushte të përshtatshme të punës

Prishtinë | 08 Dhj 2022 | 11:31 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka mbajtur tryezën e diskutimit ku është prezantuar raporti analitik “(Mos) Zbatimi i Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve në Sistemin e Drejtësisë”, raporton Ekonomia Online.

Në lidhje me përmbushjen e këtij obligimi ligjor, sipas KDI-së jo të gjitha institucionet në kuadër të sistemit prokurorial të Kosovës e kanë të caktuar personin përgjegjës për sinjalizim.

Ndërsa në sistemin gjyqësor vlerësohet të jetë pak më e mirë, pasi Këshilli Gjyqësor i Kosovës kishte marr vendim me të cilin ishin caktuar zyrtarët përgjegjës për sinjalizim nëpër Gjykatat themelore të Kosovës, Gjykatën Supreme, Gjykatën e Apelit dhe në KGjK.

Albesa Humolli nga KDI, tha se zyrtarët përgjegjës për sinjalizim në KPK dhe KGjK përballen me mungesë të hapësirave të punës.

“Hulumtimi i KDI-së ka gjetur gjysma e zyrtarëve përgjegjës për sinjalizim në institucionet e sistemit prokurorial nuk kanë kushte të përshtatshme të punës për të trajtuar rastet e sinjalizimit. KDI ka gjetur se pesë nga 10 zyrtaret e intervistuar, ndajnë të njëjtin ambient pune me kolegët e tyre dhe nuk disponojnë zyra të ndara”.

“Kjo gjendje është cilësuar problematike edhe nga vetë zyrtarët ngase nëse punonjësit e atij institucioni duan të sinjalizojnë, e kanë të pamundshme mbrojtjen e identitetit të tyre dhe konfidencialitetin e raportimit”, tha ajo.

Drejtori i Agjencisë Anti Korrupsion, Yll Buleshkaj, tha se në të kaluarën emri sinjalizues është përdorur në kontekst negativ, por tash synim është që të preken interesat e publikut, raporton EO.

“Rëndësia e këtij Ligji është tepër e madhe, është i përafërt me rëndësinë e ligjit të mëparshëm që e ka pasur ligji i vjetër. Nëse përpara emri sinjalizues është përdorur si emër pezhorativ, sinjalizuesi është emër pozitiv sepse gjithmonë sinjalizimi ka pasur për synim që të raportojë sinjalizimin ku preken interesat e publikut”, tha Buleshkaj.

Të ngjashme