Ekonomia Online
FUNDIT

Zyrtarët policor sulmohen nga një person me sëmundje mentale

Zyrtarët policor sulmohen nga një person me sëmundje mentale

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 13 shkurt kanë arrestuar një person në Prizren pasi i njëjti ka sulmuar anëtarët e familjes së tij, raporton Gazeta Express. Gjatë intervenimit, ai ka sulmuar edhe zyrtarët policor me një shufër metali. Ka dyshimi se personi është i sëmurë mental. “Është arrestuar i dyshuari mashkull […]

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 13 shkurt kanë arrestuar një person në Prizren pasi i njëjti ka sulmuar anëtarët e familjes së tij, raporton Gazeta Express.

Gjatë intervenimit, ai ka sulmuar edhe zyrtarët policor me një shufër metali.

Ka dyshimi se personi është i sëmurë mental.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet i sëmurë mental, pasi që i njëjti pasi i ka sulmuar anëtarët e familjes gjatë intervenimit i ka sulmuar edhe zyrtarët policor me një shufër metali. Nga i njëjti është konfiskuar shufra e metaltë, një mjet mprehës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Të ngjashme