Zyrtari i lartë kinez thotë se efikasiteti i vaksinës është i ulët

Prishtinë | 12 Pri 2021 | 09:03 | Nga Ekonomia Online

Zyrtari më i lartë i kontrollit të sëmundjeve në Kinë ka thënë se efikasiteti i vaksinave ndaj COVID-19 në vend është i ulët.

Në një konferencë për shtyp, Gao Fu shtoi se Kina po konsideronte përzierjen e vaksinave si një mënyrë për të rritur efikasitetin.

Kina ka zhvilluar katër vaksina të ndryshme të aprovuara për përdorim publik, megjithëse disa prova jashtë vendit kishin sugjeruar efikasitet deri në 50%.

Gao më vonë tha se komentet e tij ishin keqinterpretuar, raporton BBC.

Më shumë se 100 milionë njerëz në Kinë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Pekini këmbëngul që vaksinat janë efektive dhe tha se do t’u japë viza vetëm të huajve me një vaksinë kineze.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme