Zyrtari serb i reagon Presidencës së Kosovës e cila tha se Vuçiq po ndjek agjendën e Putinit

Prishtinë | 26 Sht 2021 | 19:01 | Nga Ekonomia Online

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, Nemanja Staroviq, i ka reaguar këshilltarit presidencial të Kosovës, Blerim Velës, i cili kritikoi vizitën e ambasadorit rus në pikën kufitare serbe me Kosovën.

Ai ka shfaqur acarim ndaj Velës, duke e cilësuar ‘’listë të imagjinuar të horrave’’, komentimin e këshilltarit presidencial kosovar i cili tha se Vuçiq po ndjek agjendën e Putinit, njofton Klankosova.tv.

”Do të ishte kënaqësi të vazhdojmë me listën e horrave të imagjinuar të përdorur për të justifikuar shtypjen kundër serbëve në #Kosovë*.

Nëse jo “Putini i keq”, do të ishte Përbindëshi i Spagetit Fluturues, por kjo nuk mund të mohojë faktin se ata po përdorin mitralozë për të frikësuar civilët paqësorë”.

Të ngjashme