Zyrtarizohet ftesa e Kosovës për portierin Halimi

Prishtinë | 09 Mar 2021 | 17:46 | Nga Ekonomia Online

Betim Halimi ka marrë ftesë nga Përfaqësuesja e Kosovës për ndeshjet e këtij muaji. Zyrtarizimi i ftesës nga Kosova për Halimin është bërë të martën në faqen zyrtare të klubit ukrainas, Olimpik Donetsk.

“Portieri kosovar i Olimpik Donetskut, Betim Halimi ka marrë thirrje për të qenë pjesë e ekipit të vendit të tij”, shkruan në njoftimin e klubit elitar të Ukrainës. Kosova në mars do t’i zhvillojë tri ndeshje, miqësoren kundër Lituanisë më 24 mars, ndërsa më 28 mars ndaj Suedisë në Prishtinë e luan ndeshjen e parë kualifikuese për kampionatin botëror “Katari 2022”. Më 31 mars, Kosova luan ndaj Spanjës në Sevilla.

Halimi edhe në janar të vitit të kaluar mori ftesë, por për shkak të një lëndimi ai nuk u grumbullua për ndeshjen miqësore kundër Suedisë B, ndeshje të cilën suedezët e fituan 1:0 në Doha të Katarit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme