Zyrtarja e LDK-së kritikon Albin Kurtin: E ke publikuar të përmbysur simbolin e presidentit francez

Prishtinë | 24 Qer 2021 | 13:13 | Nga Ekonomia Online

Zyrtarja e LDK-së, Teuta Sahatqija e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti pasi që ky i fundit prezantoi në Instagram dhuratën që ka marrë nga presidenti francez, Emmanuel Macron.

Në një shkrim në Facebook, ish-zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, ka shkruar se Kurti e ka publikuar “përmbys”, simbolin e presidentit Macron.

Ajo madje, ka ngritur pyetjen nëse Kurti e ka bërë me qëllim këtë gjë.

“Qite bre mbarë Simbolin e Presidentit Macron! Apo me qëllim e ke lënë përmbys?”, ka shkruar ajo.

Kurti ka udhëtuar dje në Francë së bashku me dy zëvendëskryeministrat, Besnik Bislimi dhe Emilja Rexhepi.

Në ora 19:30, ai është takuar me presidentin e Francës, derisa, sot do të kthehet në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme