​17 të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

Prishtinë | 23 Nën 2020 | 17:08 | Nga Ekonomia Online

17 persona kanë vdekur si pasojë e Coronavirusit në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë infektuar edhe 795 persona.

Autoritetet kanë njoftuar se qytetet më të prekura me COVID-19 janë Tirana, Durrësi dhe Korça. Në 24 orët e fundit janë shëruar 388 pacientë nga koronavirusi ndërsa janë kryer 2 mijë e 352 testime.

Shqipëria deri më tani ka regjistruar mbi 33 mijë raste pozitive, 16 mijë e 230 të shëruar, 716 persona të vdekur dhe mbi 16 mijë raste aktive.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme