​894 gjoba për mosrespektim të masave ndaj Covid-19

Prishtinë | 26 Tet 2020 | 09:07 | Nga Ekonomia Online

Brenda 24 orëve të fundit policia ka shqiptuar 894 gjoba ndaj personave që nuk respektuan masat anti-Covid që u vendosën nga institucionet shëndetësore.

Ndërsa, 663 etiketa trafiku janë shqiptuar për shkelësit e rregullave të trafikut.

Ndërkaq, tutje policia ka njoftuar edhe se në rrugët e Kosovës brenda 24 orëve janë shkaktuar 21 aksidente trafiku me të lënduar dhe 21 aksidente trafiku me dëme materiale.

Gjatë këtij 24 orëshi, policia e arrestoi 28 persona dhe 18 dërgoi në mbajtje. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme