​Kërkohen nga 100 euro shtesë edhe për punëtorët teknik të shkollave

Prishtinë | 22 Pri 2021 | 17:20 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Sindikatës të Pavarur të sektorit privat të Kosovës, Jusuf Azemi me bashkëpunëtorë u prit ne takim nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Temë esenciale ishte stimulimi me nga 100 euro për muajin shkurt dhe mars 2021 për punëtorët teknikë që punojnë në shkollat e fillore dhe të mesme në Kosovë.

Nga ministrja Nagavci kërkesat e sindikatës ishin të arsyeshme dhe ajo u shpreh se do të mbështesë këto kërkesa.

“Gjatë fjalimit ministrja Nagavci propozoi që kërkesa për mbështetje financiare të adresohet tek Kryeministri i Kosovës, dhe e cila garantoi se do ta kemi mbështetjen e saj ne Qeverinë e Kosovës, dhe u pajtuam se çdo rritje apo stimulim që do të bëhet nga Ministria e Arsimit për punonjësit te cilët janë në listat e pagave te shtetit ashtu do te jetë edhe për punëtorët teknikë staf i cili kryen shërbimet brenda institucioneve arsimore, që nga dita e sotme. Mbeti që në takimet e ardhshme të diskutohet për pagat shumë të ulëta të kësaj kategorie”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme