​Omicron, më i lartë se të dhënat zyrtare në Maqedoni

Prishtinë | 16 Jan 2022 | 16:07 | Nga Ekonomia Online

Numri i rasteve me Omikron është shumë më i lartë se të dhënat zyrtare të Institutit të Shëndetit Publik, thonë mjekët në Maqedoni të Veriut.

Sipas tyre, në bazë ditore kontrollojnë dhe trajtojnë numër të lartë të pacientëve me simptoma të Kovidit dhe të variantit Omikron. Por të dhënat nuk përshtatet me ato zyrtare që publikojnë autoritetet. Për momentin zyrtarisht dihet se numri i rasteve të konfirmuara me Omikron ne Maqedoni është 116.

“Numri i rasteve pozitive është shumë më i madh se ato që i publikon ministria e Shëndetësisë. Numri i madh i rasteve pozitive konfirmohet me teste të shpejta dhe nuk hyjnë në asnjë lloj statistike shtetërore…Në Maqedoni ne nuk kemi mundësi të bëjmë testime të rregullt me metodën e PCR-it dhe jo më të flasim për dallimet në mes llojeve të ndryshme të mutacioneve që janë prezentë në vend. Këtë në fund të ditës mund ta shohim përmes punës sonë të përditshme që na tregon se çdo ditë e më shumë kemi raste pozitive që na le të kuptojmë se kemi të bëjmë me një lloj I cili përhapet shumë shpejtë”, tha Bojan Trajkovski, Mjek.

ISHP njofton se nga 5-10 janari janë detektuar gjithsej 152 raste pozitive, ku rreth 70% e tyre kanë rezultuar me Omikron.

“ Omikron është prezent në 12 qytete të vendit ndërsa Shkupi dhe Ohri dominojnë për nga numri më i lartë. Në Shkup ka 48 raste të konfirmuara, Ohër 27, Koçan 7, Tetovë 6, Veles 5, Pehçevë, Shtip, Gjevgjeli dhe Kavadar nga 2 raste dhe në Vinicë, Negotinë, Manastir nga 1 rast pozitiv me Omikron”, thonë Instituti I Shëndetit Publik, shkruan Alsa.m

Një problem tjetër i cili vështirëson që të kemi një pasqyre reale mbi numrin e të infektuarve nga Kovid dhe detektimin se me cilin variant janë të prekur, është edhe mungesa e termineve për test PCR në sektorin shtetëror. Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, Maqedonia përballet me mungesën e termineve për test PCR në institucionet shtetërore, me çka qytetarët detyrohen të paguajnë 2000-2500 denarë për të parë nëse janë pozitiv me Kovid19. Por pavarësisht numrit të lartë të të infektuarve, varianti Omikron rezulton të jetë më i lehtë. Të infektuarit me këtë variant tregojnë pasqyrë të lehtë klinike ndërsa nuk raportohet se i njëjti sjell komplikime të rënda në rrugët e poshtme të frymëmarrjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme